Gara e parë amerikane e njohur si Soap Box Derby u zhvillua në shtetin e Ohajos në fillim të viteve 1930-të. Që prej atëhere, miliona fëmijë me makina pa motor, të prodhuara në shtëpi, kanë marrë pjesë në këtë garë, e cila zhvillohet në zona kodrinore. Dhe për shumë pjesëmarrës, ky sport është bërë traditë familiare me pjesëmarrjen e disa brezave. June Soh e Zërit të Amerikës na njeh me njërën prej këtyre familjeve.
Ken Tomasello po ndihmon mbesën Aspen të bëhet gati për garën. Kjo 10 vjeçare po merr pjesë për here të dytë në garën e zhvilluar në zonën e Uashingtonit, një aktivitet vjetor një ditor i zhvilluar në zonën përreth Kongresit amerikan. Rreth 40 fëmijë të grupmoshës 7 deri 17 vjeçare konkurojnë me makina pa motor.
Gjyshi i saj trajner, Ken Tomasello thotë se Aspen ka një avantazh ndaj pjesëmarrësve të tjerë në garë.
“Sepse unë e di se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është e rëndësishme në këtë garë”.
Ai e ka fituar këtë përvojë gjatë më shumë se 40 vjetëve të kaluara.
“Kur isha 13 vjeç, pashë garën në televizion dhe i kërkova babait tim nëse mund të merrja pjesë”.
Ken thotë se që prej atëhere nuk është shkëputur nga kjo garë.
“Unë merrja pjesë në garë, djali, dy vajzat e mija dhe dy motrat e mija kanë marrë pjesë në të. Tani mbesat dhe nipërit e mi po marrin pjesë. Djali im ka 3 fëmijë, që po garojnë sot”.
Tradita amerikane e garës Soap Box Derby filloi në vitin 1934 në Akron të shtetit Ohajo. Ky sport ishte shumë popullor në gjithë Amerikën në vitet 40të, 50-të dhe 60-të, kur miliona amerikanë shikonin dhe merrnin pjesë në një farë mënyre në këtë aktivitet çdo vit. Steve Danahy është drejtor i garës Soap Box Derby për zonën e Uashingtonit.
“Fituesit e garës së Uashingtonit do të marrin pjesë në garën kombëtare Soap Box Derby në Akron, ku ata konkurojnë me fitues nga qytete të tjera amerikane. Pjesëmarrësit në garë vijnë edhe Japonia, Gjermania, Zelanda e Re dhe Kanadaja. Pra ky aktivitet është shndëruar në një kampionat botëror”.
Përveç vetë garës, familja Tomasello argëtohet edhe me elementë të tjerë që shoqërohen me garën. Fëmijët dhe të rriturit takohen në fundjavët para garës për të ndërtuar makinat për secilin pjesëmarrës në garë.
“Është një aktivitet argëtues si për fëmijët edhe për të rriturit. Është gjithashtu një projekt i mirë për fëmijët, një garë e kënaqshme, prandaj neve na pëlqen shumë të vazhdojmë të marrim pjesë në të”.
Djali i tij Joe, i cili mori pjesë në garë nga mosha 7 deri 17 vjeçare, thotë se ka shumë kujtime të mira me të jatin.
“Ne krijuam një lidhje të veçantë, veçanërisht kur shkonim në këto gara. Do ta vazhdoj traditën familiare meqë 3 fëmijë të mi kanë marrë pjesë në garë dhe tani dy fëmijë të tjerë që do të vijnë këtu. Jam i sigurtë se njëri prej tyre do ta vazhdojë traditën familiare dhe unë do të jem një pjesë e rëndësishme e saj”.
Vajzat e tij Brittany dhe Aspen kanë planifikuar tashmë ta vazhdojnë traditën.
“E dua shumë këtë përvojë. Pa tjetër që do ta vazhdoj me fëmijët e mi në të ardhmen”.
“Kur të rriten do ta vazhdoj këtë traditë familiare”.
Brittany, Aspen dhe vëllai i tyre fituan gara në kategori të ndryshme për Soap Box Derby të vitit 2013.
“Ndjehem shumë mirë, nuk mund të kalosh një ditë më të bukur se kjo".
Ken Tomasello thotë se familja e tij do të ketë edhe një mundësi tjetër për të kaluar një ditë të bukur së bashku kur të shkojnë për të marrë pjesë në garën finale në Akron të shtetit Ohajo në muajin korrik.