Lidhje

Venezula merr kërkesën nga Snowden

Protesters supporting Edward Snowden, a contractor at the National Security Agency (NSA), hold a photo of Snowden during a demonstration outside the U.S. Consulate in Hong Kong June 13, 2013. China's Foreign Ministry offered no details on Thursday on Snow

Venezuela thotë se ka marrë kërkesë zyrtare për strehim politik nga ish-kontraktori amerikan i zbulimit, Edward Snowden, i cili mendohet se vazhdon të ndodhet në një zonë tranzit të aeroportit të Moskës, që kur shkoi atje nga Hong Kongu dy javë më parë.

Presidenti Nicolas Maduro tha se vetë Snowden do të duhet të vendosë se kur, dhe në se do, që të shkojë në Venezuelë. Presidenti venezuelian i bëri këto komente disa orë pasi ambasada nikaraguane në Moskë tha se kishte marrë një kërkesë të ngjashme me shkrim nga Snowden.

Udhëheqësit e Venezuelës, Nikaraguas dhe Bolivisë kanë thënë të tre, se do t’i jepnin strehim politik 30-vjeçarit Snowden, i cili bëri të njohura informacione sekrete nga programet amerikane të survejimit të kryera nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar.
XS
SM
MD
LG