Lidhje

Holanda, jo ekstradimit të të dyshuarit


Një gjykatë holandeze ka bllokuar ekstradimin e një të dyshuari për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se akoma nuk është përjashtuar mundësia që Shtetet e Bashkuara patën rol në, siç thuhet, torturimin e tij, kur ishte i ndaluar në Pakistan.

Personi në fjalë, i identifikuar si Sabir K., është akuzuar për bashkëpunim me Al-Kaidën dhe për planifikim të një sulmi vetëvrasës në një bazë ushtarake amerikane në Afganistan.

Në vendimin e saj të sotëm, Gjykata e Apeleve e Hagës tha se rrethanat e arrestimit të Sabir K-së dhe ndalimi i tij ngrenë dyshime rreth rolit të Shteteve të Bashkuara në arrestimin e tij.

Shtetasi hollandezo-pakistanez u arrestua në Pakistan në vitin 2010 dhe ai pretendon se autoritetet amerikane ishin bashkëfajtore në torturimin e tij nga shërbimi i sigurimit pakistanez, ndërsa ishte nën arrest në Pakistan. Ai më vonë u deportua në Holandë dhe që atëherë, ka luftuar të bllokojë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG