Lidhje

Snowden merr azil të përkohshëm nga Rusia


Ish kontraktori amerikan i zbulimit Edward Snowden mori azil të përkohshëm nga Rusia dhe u largua nga zona e tranzitit në aeroportin e Moskës për të hyrë zyrtarisht në këtë vend.

Avokati i Snowdenit, Anatoly Kucherena, tha sot se autoritetet ruse i dhanë atij azil të përkohshëm për një vit. Ai u largua nga aeroporti brenda disa orëve pasi iu dorëzuan dokumentat. Avokati tha se Snowden ka shkuar në një vend secret dhe të sigurtë.

Snowden ishte bllokuar në aeroport për më shumë se një muaj duke mos qënë në gjendje të largohej nga Moska pasi Shtetet e Bashkuara i anuluan pasaportën dhe kërkuan ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat për spiunazh..

Lirimi i Snowdenit nga aeroporti për të hyrë në Rusi mund të shtojë tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit. Presidenti Barack Obama i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin ta dëbonte Snowdenin, por udhëheqësi rus refuzoi. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Rusisë që nuk e dorëzoi ish kontraktorin e zbulimit.
XS
SM
MD
LG