Lidhje

Manning kërkon ndjesë


Bradley Manning, ushtari amerikan i dënuar për spiunazh, i kërkoi falje një gjykate ushtarake për nxjerrjen e sekreteve shtetërore tek grupi WikiLeaks.

Në fjalët që tha në fazën e deklarimit të dënimit në procesin gjyqësor ndaj tij, Manning tha se i vinte keq që kishte lënduar njerëz dhe Shtetet e Bashkuara.

Manning përballet me deri në 90 vjet burg. Muajin e kaluar një gjykatë ushtarake shpalli fajtor reshterin Manning për 21 akuza kriminale për nxjerrjen e 700 mijë dokumentave sekretë në faqen Wikileaks, e cila më pas i bëri publike në të gjithë botën.

Gjykatësi nuk e shpalli atë fajtor për ndihmë ndaj armikut, akuzë që mund ta dënonte atë me burgim të përjetshëm pa kusht.

Vëzhguesit thonë se vendimi për dënimin e reshterit Manning mund të merret javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG