Lidhje

Musharaf akuzohet për vrasjen e Benazir Bhutos


Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë ndaj ish-udhëhqësit ushtarak, Pervez Musharraf, lidhur me sulmin me bombë të vitit 2007 ndaj udhëheqëses së opozitës dhe ish-kryeministres Benazir Bhuto, e cila u vra në atë sulm.

Gjykata e Rawalpindit e ngriti sot akuzën për vrasje, komplot kriminal, si dhe lehtësim të kushteve për vrasjen e zonjës Bhuto më 27 dhjetor të vitit 2007. Prokurorët thonë se zoti Musharraf, i cili në atë kohë ishte president, dështoi në mbrojtjen e zonjës Bhuto në një miting në Rawalpindi, ku ajo u vra nga goditja me armë dhe nga shpërthimi i bombës.

Kjo është hera e parë që një udhëheqës ushtarak i Pakistanit akuzohet për krime Zoti Musharraf i ka mohuar akuzat dhe çështja e tij është shtyrë për më 27 gusht. Ai u paraqit në gjykatë dhe deklaroi se nuk është fajtor, ndërsa grupi i avokatëve të tij mbrojtës i hodhën poshtë akuzat, duke thënë se ato ishin të rreme, të fabrikuara dhe të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG