Lidhje

Uashingtoni, jo interes për baza në Filipine


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se po bëhet përparim në bisedimet që synojnë zgjerimin e pranisë ushtarake në Filipine, por përsëriti se Uashingtoni nuk ka interesa për baza të përhershme atje.

Shefi i Pentagonit i bëri komentet sot pas takimit me presidentin e Filipineve Benigno Aquino në Manila, në përfundim të vizitës së tij njëjavore në Azi.

Zoti Hagel tha se të dyja palët po punojnë për të përfunduar një marrëveshje që do të lejojë më shumë trupa amerikane, anije dhe avionë të kalojnë përmes vendi strategjik që deri para dy dekadash kishte baza të përhershme amerikane.

Shefi amerikan i Mbrojtes tha gjithashtu se aid he zoti Aquino diskutuan gjithashtu situatën në Detin e Kinës së Jugut, ku Filipinet kanë një mosmarrëveshje të tensionuar territoriale me Kinën.
XS
SM
MD
LG