Lidhje

Fajtorë katër burra për përdhunimin në Indi


Një gjykatë në Indi gjeti fajtorë katër burrat e përfshirë në një përdhunim në grup të një gruaje të re në një autobuz në New Delhi në fund të vitit të kaluar.

Ky sulm përfundoi me vdekjen e gruas. Gjykata e New Delhit e dorëzoi sot vendimin, dënimet pritet për merren nesër.

Të pandehurit pritet të marrin dënimin me varje. Viktima 23-vjeçare u përdhunua dhe u sulmua me një shufër hekuri. Shoqëruesin e saj po ashtu e rrahën dhe pastaj të dy i hodhën nga autobuzi.

Vajza vdiq nga plagët dy javë pas sulmit në një spital të Singaporit, ku e kishin çuar për mjekim.
XS
SM
MD
LG