Lidhje

Atentati me eksploziv në Shkodër ende i pazbardhur

Mbrëmë (16 shtator), rreth orës 18 e 50 minuta, në qendër të qytetit të Shkodrës është kryer një atentat me eksploziv të telekomanduar ndaj një punonjësi të policisë. Deri tani, policia nuk ka arritur të identifikojë autorët dhe as motivet e atentatit. Në një njoftim të saj, policia bëri të ditur se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës së punonjësit të policisë. Javët e fundit, në Shqipëri kanë ndodhur të paktën katër atentate me lëndë eksplozive ndaj punonjësve të shtetit dhe biznesmenëve, duke shtuar shqetësimet rreth sigurisë në vend.

This item is part of
XS
SM
MD
LG