Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 19 shtator?


1796 - Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Xhorxh Uashington publikon fjalimin e tij të lamtumirës dhe del ne pension, duke mos pranuar të qëndrojë në post për një mandat të tretë. Ai i këshillon amerikanët t’u shmangeshin partive politike duke i cilësuar ato egoiste dhe armike të qeverisë. Në fjalimin e tij të lamtumirës, Uashingtoni u kërkoi amerikanëve t’u kushtonin vëmendje arsimit dhe të ruanin moralin e fenë, si shtylla të fuqishme të lumturisë njerëzore.

1876 – Shpikësi amerikan Melville Bissell regjistroi patentën për një pastrues dyshemesh, sot fshesa elektrike.

1956 - Udheheqësit sovjetik Nikita Hrushov, gjatë vizitës në SHBA, iu dha mundësia për të vizituar Hollivudin dhe mbeti i kënaqur me pritjen e organizuar nga aktorët Shirley Maclaine dhe Frank Sinatra. Por udhëheqësi sovjetik shpërtheu në zemërim kur autoritetet i thanë se dëshira e tij për të shkuar në Disneyland nuk mund të plotësohej për arsye të protestave që mund të cënonin sigurinë e tij. Të nesërmen, ai i hypi aeroplanit nga Los Anxhelesi për në Uashington ku u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Dwight David "Ike" Eisenhower.

1974 - Erik Klapton merr diskun e artë për këngën "I Shot the Sheriff", e cila më 14 shtator ishte ngjitur në vendin e parë në listën e këngëve të muzikës pop.

1991 - Otzi, Njeriu i Akullt u gjet nga një turist gjerman në Alpet Otztal në kufirin italo-austriak.Trupi i përket një njeriu të moshës 25 deri 35 vjeç, 1.6 metra i gjatë dhe rreth 50 kg. Otzi është njeriu më i vjetër i mumifikuar që është gjetur ndonjëherë - ai ka jetuar 5000 vjet më parë. Qimet e mbetura të kokës dëshmojnë se qedhja e flokëve ekzistonte si modë që në atë kohë. Mbi të gjitha, në lëkurën e Otzit u gjetën një numër tatuazhesh të shpuara me gjilpërë - 80% e të cilave shihen si pika të vlefshme të akupunturës moderne - kjo bën që data e ekzistencës së akupunturës të shtyhet prapa në vitin 3300 pes.

Mendim i ditës
“Asgjë interesante ndodh nëse nuk je e/i interesuar.”
Helen Keller
XS
SM
MD
LG