Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 27 shtator?


Jesuit Emblem
Jesuit Emblem

1540 - Papa Pali III merr nën-juridiksion Urdhërin Jezuit - krijuar 6 vjet më parë nga Ingatius de Loyola, ushtar spanjoll i kthyer prift. Në Shqipëri ky urdhër filloi veprimtarinë nga gjysma e shekullit XIX, kur 3 priftërinj nga Siçilia mbërritën në Shkodër me mision. Që ga ajo kohë, Urdhëri Jezuit ka lene gjurmë të dukshme në arsimin shqip në pergjithësi. Nga shkollat dhe seminaret Jezuite kanë dalë shumë figura të njohura të kulturës shqiptare siç janë Ndre Mjeda, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, etj. Në vitin 1945, Mehmet Shehu gjatë një vizite në Shkodër kërkoi me force largimin nga vendi të priftërinjve të huaj jezuitë, si dhe arrestimin e të gjithë të tjerëve vendas. Shkollat dhe seminaret jezuite shumë shpejt u mbyllen, u plaçkitën; bibliotekat dhe pasuritë arkivore jezuite u dogjën ose u konfiskuan; shumë prej krerëve a pjestarëve të Urdhërit Jezuit u burgosën, u ekzekutuan ose vdiqën nën torturë. Veprimtaria jezuite në Shqipëri do të rilindte lirshëm vetem pas 45 vjetesh, së bashku me besimet e tjera

1590 - Papa Urbani VII vdes nga malaria vetëm 12 ditë pas zgjedhjes dhe para se të kurorezohej zyrtarisht si kreu i Kishës Katolike, duke u bërë Papa më jetë-shkurtër i Kishës së kohëve moderne. Por megjithë qëndrimin 12-ditësh në post, Papa Urbani VII njihet si zyrtari i parë në botë që vendosi masën e ndalimit te duhanit në vende publike - ai kërcënoi me shkishërim të gjithë ata që kapeshin duke pirë duhan në mjediset e Kishës, (brenda ose jashtë) - qoftë me tymosje, përtypje ose thithje në formë pluhuri nga hundët.

1822 - Jean-François Champollion botoi përkthimin e parë të hieroglifeve të Gurit Rosetta, duke treguar se sistemi egjiptian i të shkruarit ishte kombinim i shenjave fonetike dhe ideografike. Champollion konsiderohet si ati i egjiptologjise. Franca i ka ngritur atij një muze në vendlindje, në Figeac. Muzeu - i hapur në 19 dhjetor 1986 në prani të presidentit francez Fransua Mitterrand - tashme është zgjeruar. Përveç jetës dhe zbulimit të Champollionit, Muzeu gjithashtu rrëfen historinë e shkrimit dhe gjithë fasada e muzeut është mbushur me piktograme origjinale nga mbarë bota.

1905 - Revista shkencore Annalen der Physik merr nga Albert Ajnshtajni shkrimin me titull "A varet inercia e një trupit nga energjia e tij?", duke paraqitur formulën E = mc ², ku E është energjia, M është masa, dhe c është shpejtësia e dritës. Sipas tij, kjo masë-energji thekson se faktori i proporcionalitetit midis sasive ekuivalente të energjisë dhe masës është i barabartë me shpejtësinë e dritës në katror. Kjo formulë gjithashtu shërben për të kthyer njësitë e masës në njësi të energjisë, pavarësisht se çfarë sistemi për matjen e njësive është përdorur.

1998 - Talebanët marrin Kabulin dhe ekzekutojnë me varje udheheqësin e fundit komunist të Afganistanit, Mohamad Naxhibullah.

2010 - Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu jep dorëheqjen nga posti, pas konstatimit për shkelje të Kushtetutës sepse mbante njëkohesisht edhe postin e kryetatit të partisë. Sejdiu tha se e kishte mbajtur postin e kryetarit të LDK-së me "funksione të ngrira" i bindur se kjo nuk paraqiste shkelje të Kushtetutës - por ai theksoi se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mendim i dites

"Vendet më të errëta në ferr janë të rezervuar për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në kohë krize morale."

Dante Aligieri

XS
SM
MD
LG