Lidhje

Kryeministri Rama, takim me Sekretarin Ban

UN-Syria-Chemical Weapons
UN-Syria-Chemical Weapons
Seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u takua dje me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon nxori dje një deklaratë për shtyp, ku thotë se në takim u diskutuan përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje qeverisë të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe të çojë përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi emërimin e një numër grash në kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur shpresën që të vazhdojë kjo prirje.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm” si dhe pjesëmarrjen aKtive në axhendën për zhvillim pas 2015.

Zoti Ban dhe zoti Rama shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me zhvillimet në Ballkanin perëndimor.
This item is part of
XS
SM
MD
LG