Lidhje

Operacioni anti-drogë, 73 persona nën pranga


Një operacion ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar sot në Itali, Shqipëri , Kosovë dhe Bosnjë coi ne arrestimin e 73 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti italo-ballkanik.
Operacioni u koordinua nga një njësi operative e Europol-it. Hetimet kishin nisur në Italia që në vitin 2009. Sipas hetimeve, droga nga Afganistani blihej nga shqiptarët përmes turqve. Ajo magazinohej në Maqedoni e Kosovë, për t’u transportuar më pas nga një grup trafikantësh serb. Lënda narkotike kalonte me pas në Bosnjë apo dhe Kroaci e Sloveni për të përfunduar drejt tregjeve europiane, por kryesisht në Italia ku merrej sërish në dorëzim nga trafikantë shqiptarë. Shpërndarja në territorin e Italisë, kryesisht në krahinën e Abrucos bëhej nga organizata italiane. Numri më i madh i arrestimeve është bërë pikërisht në këtë krahinë, në zonën e Pescarës.
Ndërsa në Shqipëri u arrestuan 3 persona, tre janë shpallur në kërkim ndërsa tre të tjere u kapën në Itali. Pjesë e këtij rrjeti, janë edhe të njohur të botës së krimit, si Endrit Dokle, të cilët janë dënuar më parë. Pavarësisht se ndodheshin në qeli, dyshohet se Dokle e bashkëpunëtorët e tij kanë vijuar të drejtojnë trafikun edhe nga burgu.
Falë operacionit të sotëm u sekuestruan 200 kilogram heroinë dhe 500 kilogram marijuhanë.
XS
SM
MD
LG