1866 - Ne Shkodër - lind Ndre Mjeda; studion teologji; punon mësues; sherben famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur lidhet me lëvizjen patriotike. Poema e tij me e njohur eshte "Vaji i bylbylit", e cila përshkohet nga thirrja për liri. Më 1901, themelon shoqërinë "Agimi"; krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtarinë e tij patriotike autoritetet osmane e arrestojnë. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes; më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda merr pjesë në jetën politike dhe u zgjidhet deputet. Pas kthimit te Zogut, tërhiqet nga jeta politike dhe punoi si prift në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet më 1 gusht 1937. Ja disa vargje të Mjedës nga Vaji i Bylbylit, shkruar kur autori ishte 21 vjec:
"Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.
Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Ndër pyje e orgaja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith’kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.
A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.."1940 - Lufta e Dytë Botërore: Hungaria bëhet nënshkruese e Paktit Trepalësh, duke iu bashkuar zyrtarisht fuqive të Boshtit Berlin – Romë. Nga kjo lidhje, Hungaria përfitoi territore nga Çekoslovakia e Rumania. Edhe pse fillimisht Budapesti kishte shpresuar për të shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë, në vitin 1941, forcat hungareze morën pjesë në pushtimin nazist të Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.
1945 - Gjyqet e Nurembergut : Gjykimet kundër 24 kriminelëve nazistë të luftës fillojnë në Pallatin e Drejtësisë në Nuremberg.
1962 - Kriza kubane e raketave merr fund: Në përgjigje të Bashkimit Sovjetik për të hequr raketat nga Kuba, presidenti amerikan John F. Kennedy i jep fund kuarantinës së vendosur ndaj Kubës.
1977 - Presidenti egjiptian Anvar Sadat bëhet udhëheqësi i parë arab që viziton zyrtarisht Izraelin, ku takohet me kryeministrin izraelit Menahem Begin dhe flet para Knessetit në Jeruzalem, duke kërkuar një marrëveshje për paqe të përhershme.
1989 - Revolucioni Kadife: numri i protestuesve të mbledhur në Pragë rritet nga 200-mijë një ditë më parë në rreth gjysmë milion.
Mendim i ditës
"Shushatja është fillimi i njohjes."
Khalil Gibran