1789 - Një ditë kombëtare Falenderimesh shpallet në Shtetet e Bashkuara - ditë e rekomanduar nga presidenti George Washington dhe miratuar nga Kongresi. Në vitin 1863, presidenti Abraham Lincoln shpall 26 nëntorin Ditën e Falenderimeve që do të festohej çdo vit të enjten e fundit të nëntorit (që nga viti 1941 të enjten e katërt). Falenderimi i Krijuesit është pjesë e jetës së përditshme; gjithashtu, që nga kohët e lashta, njerëzit kanë zhvilluar ceremoni mirënjohëse për korrje të mbara, për shpresën e një stine të mirë mbjelljesh në fillim të pranverës, dhe për të tjera të mira të tilla si lindja e një fëmije. Këto ndodhnin e ndodhin kudo në botë. Mbërritja e kolonëve të parë në Amerikë në Plymuth më 1621, krijoi edhe tradita të reja falenderimesh. Kjo Festë kombëtare sot është një përzierje e dy traditave: gëzimi për të korrat e suksesshme, bazuar në festivalet e lashta të korrjes, dhe falenderimet për Krijuesin me lutje solemne respekti - ndërthurur me sfofra të shtruara. Florida, Texas, Maine dhe Virginia, secili nga këta shtete thonë se janë të parët që kanë e festuar Ditën e Falenderimeve në Amerikë. Por historianët thonë se pavarësisht pretendimeve, festimet 3 -ditore në Plymouth në vjeshtën e viti 1621 shënuan lindjen historike të festës amerikane të Falenderimeve.
1857 - Në Gjenevë, lindi Ferdinand de Saussure, gjuhëtar, idetë e të cilit u bënë bazë për shumë zhvillime të rëndësishme në gjuhësi dhe semantikë. Saussure është konsideruar si një nga etërit e gjuhësisë të shekullit të 20-të. Ai tregoi shenja talentesh të shumta dhe aftësi të rralla intelektuale që në moshën 14 vjeç. Pas një viti sudimi latinisht, greqisht, e sanskritisht, dhe duke marrë një shumëllojshmëri kursesh në Universitetin e Gjenevës. Saussure, 22 vjeç, botoi punime të rëndësishme në filologji; dhe propozoi ekzistencën e proto - indoevropianishtes me "koeficiente të tingujve", humbja e të cilëve solli nevojën e evoluimit të bashkëtingëlloreve, duke çuar në atë që njihet tani si "teoria e laringiteve". Parashikimet e tij u vunë në provë 50 vjet më vonë kur arkeologët zbuluan tekste hitishte dhe gjuhëtarët arritën t'i deshifronin ato duke përdorur teorinë e laringiteve. Saussure është edhe një nga etërit e semantikës; boshti i përshkrimit të fjalës duke analizuar shenjat, treguesit, figurën, analogjinë, metaforën, simbolikën, kuptimin në varësi të mënyrës së komunikimit. Koncepti i Saussurit mbi formën dhe idenë, fjalën dhe konceptin, shenjën dhe domethënien,"sign and signifier", përbëjnë thelbin e semantikës.
1912 - Ushtria serbe mbërriti në Milot, vetëm pak orë larg nga Durresi. Një komision nga paria e vendit, shoqëruar nga kryepleq të fshatit shkuan për t'i informuar oficerët serbë se Shqipëria së shpejti do të kishte qeverinë e vet dhe se nuk ishte në luftee me ndonjë nga vendet e Ballkanit. Ndërkohë, Ismail Qemali me 27 delegatë nga qytete të ndryshme të Kosoves dhe Shqipërisë së mesme, mbërriti në Vlorë nga Durrësi.
1918 - Kuvendi i Podgoricës voton "për bashkimin e popullit", duke shpallur përfshirjen e Malit të zi në mbretërinë e Serbisë.
1922 - Howard Karter dhe Lordi Karnavon bëhen të parët që hyjnë në varrin e Faraonit Tutankhamun, varrosur mbi 3000 vjet më parë.
Mendim i ditës
"Çmenduri: Të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme."
Albert Einstein