Lidhje

Një tren doli nga shinat sot në Nju Jork


Një tren me të cilin po udhëtonin mbi 100 pasagjerë doli nga shinat sot herët në mëngjes në Nju Jork, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve.

Zyrtarët thonë se 11 nga pasagjerët e plagosur ishin në gjendje kritike. Të shtatë vagonat e trenit dolën nga shinat në kthesë të hekurrudhës në lagjen e Bronksit. Vagoni i parë rrëshqiti dhe ndaloi pranë bregut të lumit Hudson.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se zyrtarët nuk e dinë ende se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat dhe se do të priste që bëhej hetim për shkaqet në vend që të spekullonte.
XS
SM
MD
LG