Lidhje

Siguria e Lojrave Olimpike të Soçit


.
.
Ndërkohë që ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi dhe Rusia po forcon masat e sigurisë, shumë ekspertë janë të një mendimi se kjo nuk është e mjaftueshem dhe e vonuar, pasi shumë kërcënime vijnë nga brenda vendit. Sipas tyre, sado të forta të jenë masat është vështirë të frenohet rreziku që ekziston në vend.

Kjo është Çeçenia. Maj i vitit 2004, parada me rastin e 59 vjetorit të mundjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Një shërthim bombe trondit stadiumin në kryeqytet, duke lënë më shumë se 10 të vrarë, përfshirë edhe presidentin e sapozgjedhur çeçen dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Dhjetra të tjerë u plagosën në shpërthimin e një bombe të vënë në një shtyllë betoni.

Kjo është arsyeja që ekspertët tremben se mund të jetë vonë, megjithë të ashtuquajturën “unazë e hekurt” të Presidentit Vladimir Putin.

“Të supozojmë se është 100 përqind e sigurt, megjithëse kurrë nuk është, ai e organizoi këtë shumë kohë pas njoftimit të mbajtjes së lojrave në Soçi dhe pasi ndërtimet kishin filluar. Kjo do të thotë se grupet terroriste patën mundësinë të vepronin para fillimit të ndërtimeve”.

Ian von Gordon është Drejtor i operacioneve në Institutin e Mbrojtjes Diplomatike në Youngstown të Ohio-s, për sigurinë e civilëve në mjedise ku kërcënimi është i lartë. Ai është ekspert për grupet terroriste në Kakukazin Verior.

“Ka mundësi që ata të jenë njerëz që kanë aplikuar të punojnë ose në ndërtim, ose për kompanitë e ndërtimit, ose për vetë Lojrat Olimpike. Në këtë mënyrë ata janë sjellë nga këto kompai si kontraktorë ose si punonjës”.

Rreth 100 mijë kontraktorë po punojnë brenda dhe jashtë ndërtesave të Lojrave Olimpike. Ata vinë me autobozë dhe është pothuajse e pamundur t’i kontrollosh të gjithë, thotë Glen Howard, president i Fondacionit Jamestown, një institut kërkimesh në Uashington.

“Ky është një problem i madh në vetvete për sa u përket njerëzve që kanë ardhur tashmë në Soçi për të punuar. Bomba tashmë mund të jetë vënë”.

Ashtu si parada në vitin 2004, ekspertët thonë se separatistët çeçenë mund t’i kenë vënë tashmë lëndët shpërthyese në strukturën e stadiumit deri në tri muaj më parë.

“Mendoj se do të jetë e papritur për mua nëse nuk do të ketë ndonjë shpërthim apo diçka tjetër që mund të ndodhë prej tani e deri në fillimin e Lojrave Olimpike më 6 shkurt”.

Soçi është pikërisht në perëndim të rajonit fqinjë të Kaukazit, ku separatistët janë zotuar se do t’i luftojnë rusët deri në vdekje. Andrew Kuchins është drejtor i programit të Rusisë dhe Euroazisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Ai thotë se Lojrat janë një mundësi shumë e mirë dhe ekstremistët nuk do ta linin atë të shpëtonte.

“Për mendimin tim, Soçi është rast ideal për terroristët, xhihadin islamik, qoftë individ apo grup. Kështu, në një farë mënyre ne jemi përballë një demostrimi force”.

“Kemi një situatë të pazakontë, të pashembullt, kur mblidhen njerëz nga e gjithë bota, civilë, të cilët marrin pjesë në një aktivitet të shumë publikuar”.

Ndërsa Rusia vazhdon përpjekjet e saj për ta penguar terrorizmin të penetrojë në Soçi, kërcënimi më i madh i sigurisë për Lojrat Olimpike mund të jetë tashmë brenda.
XS
SM
MD
LG