Lidhje

Moti i ftohtë dhe humbja e peshës trupore


Temperaturat Polare e mbajnë hemisferën veriore në një ngrirje të thellë, duke dërguar nga Arktiku valë ajri të frohtë në nivelin më të ulët për këtë shekull. Por një studim ri lë të kuptohet se ajri i ftohtë mund të jetë i mirë për shëndetin.

Me muajin e katërt me temperatura nën normale, banorja e Çikagos, Paige Worthy thotë se ky është dimri më i ftohtë që ajo mban mend.

"Dhe në fakt ndjej dhimbje kur merr frymë, sepse ajri është aq i ftohtë sa më duhet ta mbulojë gojën me shall për të mbrojtur mushkëritë. "

Në mot të ftohtë, duket se pavarësisht sa trashë vishesh, trupi provon të ngjethura. Sipas një studimi të ri në revistën Cell Metabolizëm ky refleks i pavullnetshëm shkakton çlirimin e një hormoni natyral të quajtur irisin i cili aktivizon yndyrën e mirë në trup, djeg kalori dhe nxit humbjen e peshës, siç ndodh kur kryen ushtrime fizike.

Në një seri provash në Institutet Kombëtare të Shëndetit, autori kryesor i studimit Francesco Celi thotë se personat në laborator u vëzhguan për irisin kur ata/ato kryenin ushtrime fizike dhe gjatë qëndrimit në mjedise me temperatura 12 gradë Celsius.

"Shumica e pjesmarrësve patën të ngjethura dhe 10 minuta. Dhe, përsëri ne kontrolluam gjakun e tyre para dhe pas të ngjethura."

Trupi prodhoi hormonin irisin, por me disa të papritura.

"Sasia e rritjes së irisinës ishte pothuajse identike me atë që vihet re pas një ore ushtrimesh fizike. Me këtë vërtetuam se të ngjethurat nxisin prodhimin maksimal të irisinës."

Doktor Çeli thotë se të kuptuarit se si irisina aktivizon yndyrën e mirë, dhe si pasojë djegien e kalorive, mund të çojë në zhvillimin e barnave të reja për të luftuar diabetin apo mbipeshën.

"Ky është një efekt afat të shkurtër. Ne nuk dimë ende pasojën afatgjatë të këtyre ndërhyrjeve. Pra, studime duhet të kryhen për të sqaruar këtë çështje."

Dhe kjo nuk është këshillë për të qëndruar në ftohtë për të humbur peshë. Doktor Çeli thotë se vetëm të ngjethurat nuk mund të zevendësojnë ushtrimet fizike.
XS
SM
MD
LG