Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 9 qershor?


Nero's Suicide
Nero's Suicide
68 - Perandori romak Neroni vret veten, duke i dhënë fund dinastisë Julio-Claudian - ngjarja shënon fillimin e vitit të luftës civile, ose Vitin e 4 Perandorëve. Neroni është i njohur si perandori që i 'binte violinës ndërsa Roma digjej'. Ai ishte përndjekës i të krishterëve, të cilët pasi i kapte i digjte në kopshtin e tij natën për të bërë dritë (kështu thonë në shkrimet e tyre historianët Taciti, Suetoni, dhe Cassius Dio, burimet kryesore mbi jetën e tij). Historikisht, peridha e Neronit mendohet të ketë qenë kohë pa luftra për Romën, ku arti dhe kultura morrën hov zhvillimi. Por vetëm pak burime të mbijetuara e paraqesin Neronin në dritë pozitive, si perandor mjaft popullor mes njerëzve të thjeshtë, veçanërisht në Lindje. Vetë Neroni besonte se ishte artist i madh. “Çfarë artisti po vdes me mua!", ishin fjalët e tij të fundi para se të vdiste.
"Njerëzit e duan Neronin. Ai frymëzon dashuri dhe respekt, për të cilat Taciti nuk flet fare. Dhe dashuria e njerëzve për Neronin është e arsyeshme; ai shtypi të mëdhenjtë dhe kurrë nuk rëndoi njerëzit e thjeshtë, popullin. Por Taciti shkruan vetëm për krime të Neronit; dhe e bën këtë me aq pasion sa kuptohet se është i njëanshëm. Kjo e bën Tacitin historian të pabesueshëm dhe ekzagjerues..." (Napoleon Bonaparti, letër për Henri Gatien Bertrand)

1311 - Maesta e Duccios, vepër arti e rilindjes së herëshme italiane, përurohet në Katedralen e Sienas, Italy.The Maesta është kolazh pikturash individuale që qyteti i Sienës i pororsiti nga artistit Duccio di Buoninsegna në vitin 1308 për ta vendosur pranë altarit të Katedrales. Ajo paraqet Madonën me djalin e saj Jezus, rrethuar nga engjëj dhe shenjtorë të ndryshëm, si dhe aspekte të tjera ngjarjesh biblike. Pas një restaurimi vite më vonë, shumë copëza të Maestas 'humbën' dhe sot gjenden të shpërndara në muze të ndryshe të botës.

1650 - Themelohet Korporata Harvard, e para firmë ligjore në Amerikë.

1870 - Vdiq Charles Dickens, 58 vjeç - një nga gjigandët e letërsisë angleze. Biri i një nëpunësi, Dickens kaloi fëmijërinë e tij të hershme në Londër dhe në Chatham. Kur ishte 12 vjeç, babai i tij u burgos për borxhe, dhe Çarls u detyrua të punonte. Shumë nga shkrimet e tij mbështeten në përvojën personale. Edhe pse ekspert në raportimin gazetaresk, Dikens nuk shkroi asgjë pa ndërthurur aktualitetin në imagjinatën e tij. Ai sulmoi padrejtësitë ligjore, hipokrizinë shoqërore dhe të këqijat. Disa kritikë e kanë sulmuar atë për strukturën e çrregullt dhe natyrën sentimentale në romanet e tij, por askush nuk është përpjekur të mohojë gjenialitetin e tij në zbulimin e pulsit të vërtetë të jetës.

1999 - Lufta e Kosovës - Republika Federative e Jugosllavisë dhe NATO nënshkruajnë një traktat paqeje (Traktati i Kumanovës), sipas të cilit, forcat jugosllave pranojnë të tërhiqen nga Kosova për t'i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare. Lufta e Kosovës zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999 – ishte luftë e një grupi të armatosur shqiptarësh të Kosovës i njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), me mbështetje ajrore nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), kundër forcave jugosllave.

Mendim i ditës
"Parë nga larg, çdo gjë është e bukur"
Taciti
XS
SM
MD
LG