Lidhje

Nigeri: Shpërthim në një qendër tregtare


Dëshmitarët në kryeqytetin e Nigerisë thanë se të paktën tetë persona gjetën vdekjen si pasojë e një shpërthimi në një qendër tregëtare popullore. Shpërthimi në Abuja sot theu xhamat e dritareve dhe shkaktoi tym të dendur. Nuk ka hollësi për shkakun e shpërthimit. Por kryeqyteti është goditur nga një seri shpërthimesh vdekjeprurëse gjatë muajve të fundit.

Në prill, më shumë se 70 persona u vranë nga një shpërthim me bombë në një terminal autobuzës në rrethinat e Abujës.

Grupi islamik militant Boko Haram mori përgjegjësinë për sulmin. Grupi ka vrarë mijëra njerëz gjatë një kryengritje pesë vjeçare për të krijuar një shtet musliman strikt në veri të Nigerisë. Në maj, një shpërthim me bombë në një stacion aubuzash la të paktën 18 të vdekur.

XS
SM
MD
LG