Lidhje

Protestë e dhunshme në Shkup


Mijëra protestues demonstruan sot në Shkup kundër dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve, që akuzoheshin për vrasjen para dy vjetëve të pesë maqedonasve.


Protesta ne Shkup
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

Protesta u shndërrua në dhunë. Pas faljes në xhamitë e kryeqytetit, pjesëmarrësit marshuan drejt Gjykatës Themelore, ku dhjetra protestues sulmuan me gurë policinë. Ata hodhën gurë e sende të tjera edhe drejt Gjykatës, duke i shkaktuar dëme.

Në protesta pati flamuj shqiptarë dhe kërkesa për drejtësi, por edhe thirrje si Allahu Ekber (Zoti është i madh) dhe thirrje të tjera islamike. Ndërkohë, dhjetra protestues thirrën me fjalë fyese kundër kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Disa nga protestuesit u përpoqën të pengonin gazetarët në punën e tyre dhe njëri prej tyre goditi korrespondentin e Zërit të Amerikës.

Për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm, policia speciale përdori gaz lotsjellës, bomba paralizuese dhe topa uji. Përleshja e protestuesve më radikalë me policinë zgjati disa orë. Policia arriti t’i largojë protestuesit nga platoja para gjykatës dhe lagjia Bit Pazar, drejt lagjeve shqiptare Gazi Babë, Cerovë dhe Çair.

Dyqanet e shitësve, kryesisht shqiptarë në rrugën kryesore nga Gjykata drejtë Çairit u detyruan të mbyllen për shkak të gazit lotsjellës dhe frikës nga shkallëzimi i situatës. Në mesin e protestuesve pati të arrestuar, ndërsa pritet të jepen hollësi të tjera nga ana e autoriteteve.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG