Lidhje

Shkencëtarët krijojnë materialin më të errët ndonjëherë


Nga të gjitha objektet e errëta në univers, vetëm vrimat e zeza janë aq të zeza sa as një rreze drite nuk mund reflektohet nga ato. Mirëpo shkencëtarët kanë krijuar një material që është po aq i zi. Pritet që ky material të ketë një përdorim të gjerë teknologjik.

Një nga arsyet që teleksopët astronomikë ndërtohen në lartësi të mëdha në male dhe larg zonave të banuara, është për të shmangur dritën. Imazhe të galaksive që ndodhen miliona vite drite larg, janë aq të zbehta sa që edhe reflektimi brenda pareteve të zeza brenda teleskopit optik mund të zvogëlojë cilësinë e tyre.

“Nëse futet dritë ndërhyrëse brenda teleskopit, përshembull dritë nga objektet që nuk janë objekt i studimit, atëherë cilësia e imazhit nuk do të jetë aq i lartë.”

Ben Jensen është shef i teknologjisë i firmës britanike Surrey Nanosystems, e cila pretendon që materiali i quajtur Vantablack thith 99.96 përqind të rrezatimit elektromagnetik, duke përfshirë gjithë dritën e perceptueshme nga syri. Vetëm vrimat e zeza thithin 100 përqind të kësaj drite.

Vantablack përbëhet nga nanotuba, struktura tepër të imëta të krijuara nga organizimi i rregullti atomeve të karbonit të pastërt, që shpesh cilësohet si materiali i shekullit 21.

Rrezet e dritës që godasin materialin Vantablack humbin në labirintin e nanotubave që janë të renditura në mënyre vertikale. Si rezultat drita nuk shihet, por shihet hapësira rreth nanutubave.

“Pra nese e mendon si një fushë të gjatë, atëherë grimcat e dritës që futen në këtë hapësirë, përplasen përgjatë kësaj fushe të gjatë. Ato thithen nga materiali, dhe shumë pak nga ato reflektohen jashtë.”

Inxhinjerët kanë arritur ta lidhin materialin e ri me lëndë të tjera, si për shembull tabakë alumini, gjë që ofron mundësinë për ta përdorur për veshjen e pareteve të instrumentëve optikë në satelitë dhe pajisje të tjera shkencore.

Mirëpo Vantablack mund të përdoret edhe në teknologjinë ushtarake të zbulimit, si për shembull në avionë ushtarakë, si këta avionë në Panairin Ajror Farnborough në Britani—duke i bërë këta avionë edhe më të vështirë për t’u kapur nga valët elektromagnetike të radarëve.

XS
SM
MD
LG