Lidhje

Rast i ri i ebolës në Lagos


Ministria e shëndetësisë e Nigerisë thotë se ka konfirmuar një rast të ri të ebolës në Lagos. Kjo e çon në 10 numrin e përgjithshëm të njerëzve me virusin ebola në Nigeri.

Nigeria, së bashku me Liberinë, Guinenë dhe Sierra Leonen po bëjnë përpjekje për të kontrolluar virusin, por kanë infrastruktura të dobëta mjekësore dhe sanitare. Guinea njoftoi të shtunën se po mbyll kufijtë e saj me Liberinë dhe Sierra Leonen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur epideminë një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

Shefja e organizatës, Margaret Chan, tha se të katër vendet "nuk i kanë mundësitë për të përballuar një shpërthim të kësaj përmase dhe kompleksiteti". Ajo bëri thirrje për ndihmë më të madhe ndërkombëtare.

Shpërthimi i tanishëm i ebolës në Afrikën Perëndimore pritet të infektojë më shumë njerëz se sa të gjitha shpërthimet e mëparshme të virusit të marra së bashku. Deri tani për ebolën nuk ekziston ndonjë kurë apo vaksinë.

XS
SM
MD
LG