Lidhje

Ekspertët: Bota po e humbet luftën kundër Ebolës


Organizata Mjekët pa Kufij thotë se bota po humbet betejën kundër Ebolës dhe paralajmëron se virusi vdekjeprurës nuk do të ndalet nëse vendet e pasura nuk dërgojnë ekipe të specializuara kundër katastrofave biologjike në Afrikën Perëndimore.

Presidentja e kësaj organizate, Joanne Liu, tha dje se grupi i saj, i cili ka trajtuar më shumë se 1.000 pacientë të prekur ng Ebola në Afrikën Perëndimore që nga marsi, është e rënduar nga sëmundja.

Paralajmërimeve të saj i bëri jehonë të martën edhe kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dr. Tom Frieden tha se tani bota po përballet me epideminë e parë të Ebolës, duke patur parasysh nivelin e saj të përhapjes. Ai paralajmëroi se ndërsa ekziston një mundësi për ta luftuar sëmundjen, kjo mundësi po shuhet me kalimin e kohës.

Ndërkohë në Liberi, një organizatë misionare njoftoi se një tjetër mjek amerikan është infektuar. Mjeku amerikan po trajtonte pacientët e Ebolës në spitalin e Monrovias. Organizata nuk dha hollësi se si u infektua mjeku i tyre.

Gjithashtu të martën, Presidenti amerikan Barak Obama u bashkua në luftën kundër Ebolës, duke regjistruar një mesazh për banorët e Afrikës Perëndimore mbi mënyrën se si mund të shmanget infekimi dhe si mund të trajtohet sëmundja vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG