Lidhje

Ushtria amerikane zgjeron sulmet mbi Shtetin Islamik


Ushtria amerikane po zgjeron fushatën e saj kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke ndërmarr katër sulme ajrore sot mbi kryengritësit që kërcënojnë të marrin kontrollin e Digës Haditha në perëndim të Irakut.

Zyrtarët amerikanë thanë se diga, një burim i rëndësishëm uji dhe energjie, mbetet nën kontrollin e Irakut. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, duke folur sot në Gjeorgji tha se sigurimi i digës është kritik.

Presidenti Barack Obama po kërkon të formojë një koalicion ndërkombëtar për të luftuar xhihadistët dhe tha se do të takohet të martën me drejtues të kongresit për të marr përshtypjet e tyre rreth mënyrës më të mire për të luftuar kërcënimin e Shtetit Islamik. .

Ai ka në plan të flasë mbi këtë çështje të mërkurën, një ditë para 13 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara që vranë gati 3 mijë njerëz.

Drejtuesi i Ligës Arabe Nabil al-Arabi bëri thirrje për një kontrontim ushtarak dhe politik të militantëve. Liga Arabe po takohet sot në Kajro dhe po shqyrtën një rezolutë për të miratuar fushatën ushtarake amerikane kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG