Agjencia rregullatore japoneze për energjinë bërthamore ka dhënë miratimin përfundimtar për riaktivizimin e dy reaktorëve në Fukushima që u mbyllën pas defektit serioz dy vjet më parë.
Agjencia tha sot se centrali Sendai në Japoninë jug-perëndimore mund të rihapej, por më parë duhej miratimi i autoriteteve lokale.
Disa aktivistë thonë se centrali nuk është i sigurtë, si rezultat i aktivitetit vullkanik jo larg zonës, por zyrtarët thonë se rreziku është minimal.
Ky është centrali i parë japonez që rifutet në përdorim pas vendosjes së standardeve më të forta si rezultat i tërmetit dhe cunamit të 2011.