Lidhje

Shteti Islamik thotë se i ka prerë kokën një pengu britanik


Grupi terrorist Shteti Islamik thotë se ka ekzekutuar punonjësin britanik të ndihmave David Haines. Grupi ka publikuar një video 2 minuta e gjysmë që tregon prerjen e kokës së David Haines.

44 vjeçari Haines, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye vitin e kaluar vetëm tre ditë pasi arriti në Siri për të punuar për një agjenci ndërkombëtare ndihmash.

Video e ekzekutimit e titulluar, Një mesazh për aleatët e Amerikës, doli pak pasi familja e zotit Haines publikoi një lutje publike për rrëmbyesit e tij që t’i kontaktonin ata.

Në video ekzekutuesi i mbuluar fajëson kryeministrin britanik David Cameron për bashkimin e forcave me Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik. Terroristi paralajmëron se vendimi do të tërheqë popullin britanik drejt një lufte tjetër të përgjashkshme dhe që nuk mund të fitohet.

Kryeministri Cameron publikoi një mesazh në Twitter vetëm pak momente pas daljes së videos, duke e quajtur vrasjen e David Hanes, një akt tërësisht të ligë. Ai shprehu ngushëllime për familjen e zotit Haines, për të cilët tha se kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm. Zoti Cameron tha se qeveria e tij do të bënte çmos për të gjetur vrasësit dhe siguruar që ata të pëballen me drejtësinë, pavarësisht se ka kohë do të duhet.

Media britanike njoftoi se kryeministri po shkon në zyrën e tij për të drejtuar një mbledhje të Komisionit Britanikt të Emergjenës Kombëtare dhe vendosur se si të procedohet.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklerarë nga presidenti Barack Obama që dënon vrasjen barbare. Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah mikut dhe aleatit të afërt në pikëllim dhe marrje vendimesh. Presidenti premtoi të punonte me Mbretërinë e Bashkuar dhe një koalicion të gjerë vendesh nga rajoni dhe mbarë bota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtija akti barbar dhe për të shpërbërë dhe shkatërruar këtë kërcënim për njerëzit dhe vendet, rajonin dhe botën.

Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar me prerje koke gjatë javëve të fundit gazetarët amerikan Jim Foley dhe Steven Sotloff. Grupi terrorist tha se amerikanët u vranë si hakmarrje për sulmet ajrore amerikane ndaj pozicioneve të tyre në Irak. Militantët po ashtu u kanë prerë kokën kundërshtarëve libanezë dhe kurdë.

Forcar kurde dhe irakiane, me mbështetje të fuqishme amerikane nga ajri, nxorën nga kontrolli i grupit terrorist muajin e kaluar digën strategjike të Mosulit.

XS
SM
MD
LG