Lidhje

NYTimes: Obama, urdhër sekret për trupat në Afganistan


Gazeta New York Times thotë se Presidenti Barack Obama ka nënshkruar një urdhër sekret për zgjerimin e rolit të trupave amerikane në Afganistan edhe për një vit tjetër.

Sipas artikullit, ky urdhër “garanton” që trupat amerikane të kenë “një rol direkt në luftë, të paktën edhe për një vit”.

Zoti Obama kishte thënë para disa muajsh se ushtria amerikane nuk do të kishte një rol luftues në Afganistan në vitin 2015.

The New York Times thotë se presidenti e mori vendimin për këtë zgjerim javët e fundit.

XS
SM
MD
LG