Lidhje

Sulmi kibernetik ndaj Sony-t


Presidenti Barack Obama thotë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e rifutjes në Koresë së Veriut në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin, pas sulmit kibernetik ndaj kompanisë Sony Pictures, për të cilin zyrtarët amerikanë fajësojnë vendin komunist.

Në një intervistë për CNN-in, presidenti Obama tha se nuk e konsideronte ndërhyrjen kibernetike në akt lufte, por një shembull vandalizmi kibernetik që po paguhet shtrenjtë.

Koreja e Veriut mohon të jetë përgjegjëse për sulmin në rrjetin kompjuterik të Sony-t.

Sony ka anulluar nxjerrjen në kinema të filmit satirik “The Interview”, “Intervista” që bën fjalë për një komplot për vrasjen e udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un, pasi një grup paralajmëroi për pasoja për ata që do të shkonin ta shihnin atë.

XS
SM
MD
LG