Lidhje

Bora bllokon mijëra njerëz në alpet franceze


Dëbora dhe akulli në Alpet franceze kanë bllokuar 15.000 automjete, duke shkaktuar pengesa në rrugët që çojnë për në vendpushimet e skive.

Qeveria u ka kërkuar drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të madh dhe të shmangin udhëtimet nëse është e mundur.

Një person humbi jetën kur automjeti i tij u rrëzua në një greminë.

Moti i keq ka prekur më shumë se tre të katërtat e vendit. Parashikimet flasin për reshje të reja bore dhe akull brenda natës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se rrugët do të bëhen të rrezikshme nga rrëshqitja.

Erërat e forta shkaktuan dëme në zona të tjera të Francës. Autoritetet mbyllën portin e Kalesë dhe kopshtet e njohura të Versajës.

Dëbora e madhe gjithashtu ka shkaktuar vështirësi në Gjermani, duke krijuar një bllokim trafiku 25-kilometra të gjatë në autostradën A8 pranë Shtutgartit.

Në Britani, zyrtarët bënë paralajmërime për akull në të gjithë vendin dhe për dëborë të madhe në disa zona. Në disa pjesë të vendit qindra shtëpi mbetën pa energji.

XS
SM
MD
LG