Lidhje

4 të vrarë në luftimet në Ukrainën lindore


Ushtria ukrainase thotë se katër nga ushtarët e saj janë vrarë dhe tetë janë plagosur, si rezultat i bombardimeve nga separatistët pro-rusë.

Intensifikimi i fundit i luftimeve vjen para një takimi për krizën e Ukrainës mes udhëheqësve të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë që është parashikuar të mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana më 15 janar.

Por ata që e shohin veten në mes të shkëmbimit të zjarrit, nuk janë optimistë për perpektivën e paqes, pasi të dyja palët po e shpërfillin marrëveshjen e Minskut për armëpushim.

XS
SM
MD
LG