Lidhje

Forcat pro-Kievit përparojnë në lindje


Forcat pro-qeveritare njoftohet të kenë bërë përparim në zonat e kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës, para një takimi të rëndësishëm të nivelit të lartë që synon t’i jap fund dhunës.

Batalioni Azov, një grup paraushtarak vullnetar pro-Kievit, tha përmes Facebook-ut se ka marr disa fshatra gjatë një offensive drejt kufirit në qytetin Novoazovsk.

Pati njoftime për sulme me artileri të rëndë apo raketa në zonën rezidenciale në Kramatorsk, 50 kilometra nga vija e frontit të luftimeve në Donetsk.

Zëdhënës ushtarak në Kiev thanë se sot paradite të paktën shtatë ushtarë ukrainas u vranë gjatë 24 orëve të fundit në luftimet në lindje të vendit.

Përfaqësues nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca do të takohen të mërkurën në kryeqytetin e Bjellorusisë në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqe që do t’I jap fund konfliktit 10 mujor që u ka marr jetën të paktën 5,400 njerëzve.

Dje, presidenti amerikan Barack Obama tha se do të presë rezultatet e bisedimeve para se të vendosë në se do të furnizojë Kievin me armë vdekjeprurëse në luftën kundër separatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG