Lidhje

Ministrat e jashtëm të BE diskutojnë për Ukrainën


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan sot për të dytën ditë në kryeqytetin letonez Riga, ku ia kushtuan pjesën më të madhe të diskutimeve krizës në Ukrainë.

Shumë ministra i mbështesin shpresat për paqe në suksesin e marrëveshjes së fundit për armëpushim të arritur në Minsk dhe thanë se BE-ja duhet të shqyrtojë forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë vetëm në qoftë se marrëveshja shkelet rëndë. Janë ngritur shqetësimet në lidhje me një ofensivë të mundshme separatiste në qytetin port të Mariupolit, ku forcat e të dyja palëve po forcojnë pozicionet.

Megjithëse armëpushimi i arritur muajin e kaluar kryesisht është respektuar, Kievi dhe separatistët pro-rusë kanë akuzuar njëra-tjetrin për dhunën.

Rebelët pro-rusë thanë sot se kanë përfunduar tërheqjen e armëve të rënda nga vijat e frontit, në përputhje me kushtet e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG