Lidhje

15 të vrarë në dy sulme me bomba në Pakistan


Dy sulme vetëvrasëse me bomba pranë kishave në qytetin Lahore të Pakistanit kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 15 vetëve.

70 të tjerë u plagosën, shumë në gjendje kritike pasi dy persona të armatosur u përpoqën të hynin duke hapur zjarr në kisha gjatë shërbesave të së dielës në rrethinën me shumicë të krishterë të Youhanabadit. Kur rojet e sigurisë i ndaluan tek portat, autorët e sulmeve aktivizuan eksplozivët.

Zyrtarët thonë se një grup ekstremist i lidhur me talebanët e Pakistanit morën përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG