Lidhje

Ballkani, Shqipëria dhe radikalizimi fetar


Çfarë e shkakton radikalizimin në komunitetet myslimane të vendeve të Ballkanit dhe përse disa të rinj rekrutohen për të luftuar në Siri dhe Irak? Dhe si paraqitet kjo situatë në Shqipëri? Këtyre pyetjeve u përpoqën t'i përgjigjen disa ekspertë të sigurisë në një diskutim që u mbajt dje pasdite në një sallë të Kongresit amerikan.

Ballkani, Shqipëria dhe radikalizimi fetar
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:43 0:00

Zyrtarët amerikanë shqetësohen se propaganda përmes mediave sociale ka çuar në krijimin e një brezi të ri luftëtarësh që shkojnë për të marrë pjesë në luftrat në Siri dhe Irak.

Ballkani, thotë eksperti Thomas Krajeski, është një rajon ku duhet bërë më shumë për të frenuar rekrutimet nga ana e të ashtuquajturit "Shtet Islamik".

Zoti Krajeski, i cili ka shërbyer si ambasador në Mbretërinë e Bahreinit, është këshilltar i lartë në zyrën e Departamentit të Shtetit për Kundërterrorizmin. Detyra e tij është angazhimi i vendeve mike për të luftuar rekrutimet e luftëtarëve të huaj:

"Roli që partnerët e SHBA luajnë në luftën kundër ISIS është i rëndësishëm, sepse SHBA nuk mund të përballen të vetme me këtë rrezik dhe as duhet të përballen të vetme. Një nga aspektet është të frenohet hyrja e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri si dhe të luftohen burimet financiare të ISIS dhe mesazhi i ISIS."

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se në Irak dhe Siri kanë shkuar 22 mijë të huaj për të marrë pjesë në luftë. Jo të gjithë këta njerëz janë luftëtarë, thotë ambasador Krajeski. Një pjesë kanë shkuar për mbështetje në aspekte të ndryshme.

Nuk mjafton të arrestosh ata që kanë shkelur ligjin për luftëtarët e huaj. Duhet parandaluar ky fenomen tek brezi i ri, që nga radikalizimi e deri te dhuna, thotë eksperti i Departamentit të Shtetit.

Çfarë e shkakton radikalizimin në komunitetet myslimane të këtyre vendeve?

Ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Avenir Peka, i cili foli në cilësinë e ekspertit të sigurisë dhe jo si zyrtar i Partisë Demokratike së cilës i përket, thotë se arsyet janë ekonomike. Ata shkojnë në Siri nga zonat më të varfëra. Dhe ka disa mekanizma me të cilat ata rekrutohen:

"Njëra mënyrë është duke paguar faturat dhe borxhet e tyre. Ndonjëherë ata marrin premtime për plaçkë lufte, si për shembull toka që do të pushtohet."

Shqiptarët që shkojnë në Siri, tha zoti Peka, e bëjnë këtë përmes Stambollit, por kanë përdorur edhe Italinë. Ai tha se policia e Shqipërisë është e aftë për t’i diktuar këta njerëz me anë të procedurave të skanimit.

Zoti Peka tha se krimi i organizuar dhe rekrutimet janë të lidhur ngushtë sepse në të dyja raste përdoren fonde të paligjshme dhe aktivitete të paligjshme.

Vitin e kaluar Shqipëria mundi të zbulojë një grup që prej 9 personash që akuzohen si rekrutues. Prokuroria e ka çuar çështjen në gjyq dhe pritet rezultati.

XS
SM
MD
LG