Lidhje

Panairi ndërkombëtar i makinave në Nju Jork


Çdo vit, kompanitë e prodhimit të makinave nga mbarë bota mblidhen në Nju Jork për të treguar makinat e tyre më të reja dhe më të mira. Panairi i sivjetshëm pasqyroi natyrën e shkrirjes së teknologjisë së lartë për drejtuesin e automjetit së bashku me shumë karakteristika të reja që lidhen me komunikimin, si kontrolli i telefonave inteligjentë dhe funksionet e kompjuterizuara të sigurisë.

Në panairin e këtij viti në Nju Jork, gjëja më e re që të binte në sy ishte ndërthurja teknologjike. Kumal Galhorta është president i kompanisë Lincoln.

“Po sikur shikimi të ishte më i mirë natën me ndihmën e teknologjisë së fenerave? Po sikur makina të ndihmonte të parkoje në vende të ngushta? Dhe të mos kesh më nevojën të mbash mend vendin e parkimit?”

Kjo bëhet përmes lidhjes së makinës me telefonat inteligjentë. Aplikacioni i Linkolnit mundëson ndezjen e motorit nga larg, ndezjen e ajrit të kondicionuar dhe madje edhe vendndodhjen e makinës.

Toyota shkon edhe një hap më tej kur flitet për lidhjen e makinës me telefonat inteligjentë. Maggie Clark është e kompanisë Toyota.

“Ka karikim wirelss, domethënë mund të karikosh telefonin në makinë pa e lidhur me tela duke e vënë mbi një sipërfaqe të caktuar për karikim.”

Prirja ma e madhe këtë vit është ndërthurja e teknologjisë me sigurinë. Jesse Ortega është shef i inxhinierisë për linjën e prodhimit të tipit Malibu nga kompania Chevrolet.

“Sistemi ynë zbulon praninë e kalimtarëve. Nëse dikush del para makinës, sistemi e zbulon dhe alarmon shoferin. Nëse shoferi nuk vepron, sistemi e ndal vet makinën.”

Ndërsa sistemi i vëzhgimit për aksidente gjendej kryesisht tek makinat luksoze, Chevrolet-i dhe kompani të tjera kanë filluar ta integrojnë në makinat e tyre.

Toyota planifikon të integrojë sistemin për sigurinë në të gjitha makinat gjatë dy viteve të ardhëshme. Bill Fey është menaxher për shitjen i kompanisë Toyota.

“Do të ketë karakteristika të ndryshme si një sistem për parlajmërimin para përplasjes dhe ndryshimin e korsive. Kjo ndihmon shoferët të jenë më të sigurtë, dhe kalimtarët. Pra drejt një epoke pa viktima në trafik.”

Ekspertët e industrisë thonë se konkurrenca në karakteristikat e teknologjisë së lartë ka nxitur prodhuesit të ecin përpara me teknologji që kalon përtej imagjinatës dhe në disa raste redukton viktimat.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG