Lidhje

Ndikimi i marrëveshjes me Iranin tek biznesi


A group of jubilant Iranians cheer and spray artificial snow during street celebrations following the announcement of a landmark nuclear deal, in Tehran, July 14, 2015.
A group of jubilant Iranians cheer and spray artificial snow during street celebrations following the announcement of a landmark nuclear deal, in Tehran, July 14, 2015.

Me arritjen e marrëveshjes mes Iranit dhe fuqive botërore, interesat amerikane të biznesit po përpiqen të gjejnë mundësi të reja. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bernard Shusman bisedoi me disa ekspertë biznesi në Nju Jork për të diskutuar mbi efektet ekonomike të marrëveshjes.

Marrëveshja vendos kufizime të rrepta ndaj zhvillimit bërthamor të Iranit për 10 vitet e ardhshme dhe komuniteti ndërkombëtar do t’i heqë sanksionet ekonomike.

Ekspertja e Iranit, Suzanne Dimaggio thotë se Irani është një treg i mundshëm me 80 milionë konsumatorë të arsimuar dhe të sofistikuar, të gatshëm për prodhimet dhe shërbimet amerikane. Por...

“Do të duhet një farë kohe që korporatat e mëdha amerikane të ndjehen të sigurta për të filluar imvestimet në Iran. Ata duan që në fillim të shohin se Irani po punon për zbatimin e marrëveshjes. Ata duan gjithashtu që më parë të ketë qëndrueshmëri”.

Një nga elementët kryesorë të qëndrueshmërisë është nafta. Irani ka disa nga rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë. Por gjatë viteve të sanksioneve, fushat e naftës nuk janë zhvilluar plotësisht.

“Prandaj do të duhet kohë dhe miliarda dollarë për ta përmirësuar sektorin e naftës. Por nuk ka diskutim që Irani do të jetë një lojtar kryesor në sektorin e naftës. Mendoj se pyetja se si do të ndikojë kjo tek tregu, i shqetëson vende si Arabia Saudite”.

Kur nafta iraniane të hyjë në treg, analisti i bursës Ben Willis parashikon se çmimi i naftës do të jetë 40 dollarë për fuçi.

“Për momentin, tregu po reagon duke blerë kompani të mëdha nafte si Total, Exxon dhe prodhuesit e mëdhenj të naftës në gjithë botën. Por aktualisht nuk po u kushtohet vëmendje firmave të të mëdha bankare të investimeve që ishin përzënë ose ishin detyruar të iknin nga Irani për shkak të sanksioneve. Ato do të lejohen të kthehen”.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut, Paul Wachtel tërheq vëmendjen se sanksionet nuk do të hiqen menjëherë, por shpreh optimizëm.

“Nëse marrëveshja i hap rrugën integrimit të Iranit në ekonominë globale, atëherë ke një lojtar të ri kryesor në ekonominë botërore. Do të jetë diçka pozitive për tregëtinë botërore në përgjithësi. Do të ishte pozitive për shumë industri amerikane si artikuj për konsumatorët dhe nga prodhuesit, industrinë e avionëve, paisjet e naftës, një pjesë e madhe e industrisë amerikane”.

Në Teheran, festimet kanë filluar. Të rinjtë presin me padurim për një pjesëmarrje më të madhe në mediat sociale botërore. Por pyetja është: a do ta hapë regjimi iranian ekonominë dhe a do të liberalizojë marrëdhëniet ekonomike me pjesën tjetër të botës?

XS
SM
MD
LG