Lidhje

Ekspozitë mbi natyrën e Islandës


Islanda është një vend i vogël në buzë të Rrethit Arktik në Atlantikun Verior. Bukuria e këtij vendi është temë e një ekspozite të re me fotografi në Muzeun Kombëtar Smithsonian të Historisë Natyrore në Uashington. Materiali në vazhdim na njeh me disa hollësi të peisazheve të prezantuara në këtë ekspozitë.

Nëpërmjet syve të fotografit Feodor Pitcarin, Islanda duket si një planet i izoluar në një tjetër galaktikë. Jill Johnson është me Muzeun Kombëtar Smithonian

"Islanda është një vend gjeologjikisht aktiv. Pra përmes ekspozitës ju mund të shikoni ndryshimet gjeologjike të këtij vendi me kalimin e kohës".

Fotografitë në ekspozitën Primordial Landscapes: Iceland Revealed tregojnë historinë e fuqisë së natyrës në transformimin planetit.

"Ju shihni këto procese në veprim si shpërthimin e një vullkani dhe pastaj krijimin e një terreni të ri. Pastaj mund të shihni gjërat me të cilat kolonizohet terreni i ri si bimët, shkrirjen e ngadaltë të një akullnaje e cila zbulon një peisazh të ri".

Fotografitë kapin pamje të ajsbergut, gejzerët dhe mbulimin e gurëve me ngjyrën blu të shkaktuar nga aktiviteti gjeotermal. Ne shohim Agimin Polar dhe fortografin duke fotografuar një vullkan aktiv. Fotografi Feodor Pitcarin:

"Ishte një skenë fillestare. Kishte një kolonë të madhe pluhuri të shtyrë nga era në një hapësirë të gjërë. Dhe në sfond ju mund të shihni zjarret e këtij vullkani që nxirrte sasi të mëdha llave".

Këto janë më shumë se sa disa fotografi të bukura.

"Përpiqem të kap diçka që zgjon kuriozitetin tonë, diçka që rezonon me shpirtin e njeriut".

Punimet janë mbresëlënëse për vizitorët si Randal Pietrocci.

"Ngjyrat e ndezura dhe peizazhet duken të natyrshme dhe të lashta".

Laima Lengel po viziton ekspozitën.

"Është e bukur. Ka transformuar mendimin tim mbi Islandën. Natyra e prezantuar këtu është e jashtëzakonshme. Është një lloj frymëzimi që krijon një lidhje me peizazhin".

Ekspozita portretizon një ndjenjë kurreshtjeje që komunikon nevojën urgjente për mbrojtjen e natyrës.

XS
SM
MD
LG