Lidhje

Ambasadori amerikan Lu: Populli shqiptar nuk ka besim te sistemi i drejtësisë


SHBA shprehën edhe një herë sot vendosmërinë për ta ndihmuar Shqipërinë që të përmirësojë sistemin e drejtësisë të dëmtuar nga paaftësia dhe korrupsioni.

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, tha se populli shqiptar nuk ka shumë besim te sistemi i drejtësisë, ndërsa për muaj të tërë flitet për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe të aaftë, si dhe për një sistem të tërë rryshfetesh, ku duhet të paguash para për të marrë drejtësi.

Amb. Lu komenton për drejtësinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Ambasadori Lu i bëri këto komente në ceremoninë përmbyllëse të projekti i USAID-it JuST për forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ambasadori amerikan Lu tha se Shqipëria ka shumë për të bërë për ta pastruar sistemin e saj të drejtësisë.

Përkundër gjyqtarëve të korruptuar, ka edhe shumë njerëz të tjerë që po punojnë në heshtje për ta përmirësuar këtë sistem, për ta bërë më të vështirë që të kërkohet rryshfeti, për të publikuar emrat e zyrtarëve dhe për të edukuar avokatët, gjykatësit dhe prokurorët mbi standartet ndërkombëtare.

Në 5 vitet e fundit USAID ka shpenzuar rreth 10 milionë usd në mbështetje të projektit për forcimin e sistemit të drejtësië Just. 5 vite më parë një proces gjyqësor kërkonte 9 seanca ndërsa tani mbaron me 3 seanca.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë forcimi i aktivistëve shqiptarë të shoqërisë civile, gazetarëve të pavarur, drejtuesve të gjykatave dhe profesorëve që të punojnë për këtë përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

XS
SM
MD
LG