Lidhje

Merkel paralajmëron rrezikun e rishfaqjes së konflikteve në Ballkan


Ndërsa mijëra migrantë nga Lindja e Mesme vazhdojnë rrutgëtimin e tyre përmes Ballkanit perëndimore drejt vendeve të Evropës veriore, Kancelarja gjermane Angela Merkel, bëri sot thirrje përsëri për një zgjidhje tç përbashkët të BE-së për këtë krizë që nuk po shënon shenja uljeje.Zonja Merkel tha sot se kriza e refugjatëve rrezikon të shkaktojë destabilizme në Ballkan.

Rreth 2 mijë e 500 refugjatë ishin sot të mbledhur në kufirin e Sllovenisë me Austrinë në pritje për të hyrë në Austri.Mbyllja e kufirit nga Hungaria i ka detyruar ata të gjejnë rrugë të tjera drejt synimit përfundimtar që duket se është Gjermania në shumicën e rasteve.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, zonja Merkel përsëriti kërkesën për një përqasje mbarë-evropiane.

“Kjo sfidë nuk mund të zgjidhet në kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë. Nuk duhet të mendojmë vetëm për veten. Përndryshe, Evropa do të gjendet sërish përballë një rreziku të madh... Na duhet një përqasje mbarë-evropiane.”

Zonja Merkel tha se asnjë vend kufitar i BE-së nuk mundet të akomodojë të gjithë emigrantët.

Duke iu referua situatës në Ballkan, nga kalojnë shumica e refugjatëve, zonja Merkel paralajmpëreoi se një mbyllje e kufijve nga Gjermania për migrantët mund të shkaktonte trazira në Ballkan.

“Tashmë ka debate ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor, për të cilat unë bëra thirrje për një konferencë të përbashkët pasi unë nuk do të doja të shikoja konflikte të reja ushtarake. Nuk dua të jap një pamje të zymtë, por thjesht dua të them se gjërat mund të precipitojnë më shpejt se ç’mendohet; akte dhune mund të krijojnë situata që askush nuk i dëshiron.”

Gjatë fundjavës pati propozime nga partitë konservatore gjermane për ngritjen e zonave të tranzitit pranë kufirit me Austrinë, ku do t’u mohohet hyrja në Gjermani emigrantëve që nuk do të kualifikohen për statusin e azilantëve.

XS
SM
MD
LG