Lidhje

Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm


Kosovo police
Kosovo police

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimet për përfshirje në terrorizëm.

Në komunikatën e policisë thuhet se “në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, është arrestuar një shqiptar nën dyshimin se është i përfshirë në veprën e organizimit dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.

Kosova është përballur me sfidën e pengimit të ekstremizmit te dhunshëm dhe përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e Mesme.

Policia e Kosovës pohon se aktualisht rreth 100 qytetarë të Kosovës mund të jenë duke luftuar në Siri dhe Irak përkrah grupit militant Shteti Islamik dhe Frontit al-Nusra. Deri tash besohet se rreth 50 qytetarë të Kosovës janë vrarë në ato luftëra.

Në vitin 2014, autoritetet e Kosovës arrestuan rreth 70 individë nën dyshimet për terrorizëm, rreth 40 prej të cilëve ishin luftëtarë të huaj që ishin kthyer në Kosovë.

Në muajin mars, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.

XS
SM
MD
LG