Lidhje

Investimet në minierat shqiptare


Minierat shqiptare, taksat dhe investimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Minierat e Shqipërisë po kryejnë investime në teknologji dhe galeri të reja, ndërkohë që çmimet e kromit dhe bakrit në bursa kanë rënë.

Përfaqësuesit e kompanive minerare i kërkuan ministrisë së energjisë të ulë taksat e minierave dhe çmimet e referencave në dogana për mineralet.

Minierat shqiptare, taksat dhe investimet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Përfaqësues të kompanive në industrinë minerare u takuan sot me ministrin e energjisë dhe industrisë Damian Gjiknuri, me të cilin diskutuan vështirësitë që ndeshin ata në punën e përditshme.

Çmimet e kromit dhe bakrit në bursat ndërkombëtare kanë rënë vitet e fundit dhe kjo ka ulur edhe aktivitetin minerar në Shqipëri.

Deri një vit më parë vëllimi i prodhimit minerar ishte 170 milionë usd, ndërsa aktualisht çmimi i bakrit është ulur deri në 30 për qind, po ashtu edhe kromi.

Megjithatë firmat po kryejnë invetime me rëndësi në këtë fushë, hapja e pusit të thellësisë në Bulqizë, i cili po synon shtresa të reja kromi, me cilësi dhe sa më të lartë.

Po ashtu, prodhimi është rritur e bashkë me të edhe eksporti i ferrokromit.

Sasia e prodhuar në vend është rritur, pasi edhe tregjet e Bashkimit Europian janë shumë afër.

“Investime jashtëzakonisht të rëndësishme kanë ndodhur në këto dy vite, falë edhe kontributit të disa kompanive shumë serioze. Mund të përmend këtu rastin e fillimit të punimeve për hapjen e pusit të thellësisë në Bulqizë. Për herë të parë pas shumë vitesh, Shqipëria po investon në shtresa të reja kromi, gjë që do të ndihmojë në rritjen e prodhimit por edhe në mbylljen e ciklit të industrisë minerare të kromit” - tha zoti Gjiknuri.

Kompanitë e prodhimit dhe përpunimit të mineraleve kërkuan uljen e rentës minerare, e cila është problem kryesor që ka rritur çmimin e shitjes.

Sipërmarrësit pohuan se renta ishte 2% deri në vitin 2007, dhe pas kësaj kohe është rritur nga 6% deri 10%. ata kërkuan po ashtu të ulen referencat doganore për kromin, lagështirën, vlera e rentës dhe transportit.

Përfaqësuesit e kompanive kërkuan të zbatohej më mirë e drejta e shfrytëzimit, leja e territorit, garancitë e investimit dhe të mjedisit.

Edhe pse e prapambetur në teknologji dhe investime, industria minerare është ende e rëndësishme për Shqipërinë sa i përket peshës që zë në prodhimin kombëtar.

Një pjesë e madhe e galerive janë braktisur, ku shpesh humbin jetën punëtorë vendas, ndërsa pjesa tjetër vazhdojnë shfrytëzimin e burimeve minerare, megjithë vështirësitë teknike dhe ekonomike.

XS
SM
MD
LG