Lidhje

Rama shkarkon ministrin e Financave Cani


Lëvizje në kabinetin qeveritar. Ne krye të Financave emërohet ministri i Ekonomisë dhe Turizmit Arben Ahmetaj. Ky i fundit zëvendësohet nga Milva Ekonomi. Reagon Basha: Arnime korruptive

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama njoftoi sot për disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Ai ka shkarkuar ministrin e Financave Shkëlqim Cani duke emëruar në vend të tij ministrin aktual të Ekonomisë Arben Ahmetaj. Vendin e këtij të fundit do ta zërë zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi. Nga qeveria nuk u dhanë shpjegime për arsyet e shkarkimit të zotit Cani, ndërkohë që opozita u shpreh se këto lëvizje nuk ndryshojnë asgjë në standartet e një qeverie që sipas saj vetëm zhvat e plackit shqiptarët.

Kryeministri Rama i dha fund këmbënguljes së tij për të mos bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Mbrëmë ai i ka komunikuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani vendimin për shkarkimin e tij, ndonëse sipas një komunikate të shpërndarë paradite nga qeveria, lihet të kuptohet se gjithshka ka ndodhur sot. Në momentin e njoftimit zyrtar të vendimit të shkarkimit, ministri Cani ka qenë në një takim pune me Bankën Botërore.

Shkarkohet ministri i financave Shkelqim Cani
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Zyra e kryeministrit nuk dha asnjë shpjegim për vendimin dhe motivet që e shtynë kreun e qeverisë për këtë lëvizje. Komunikata mjaftohet me pak rreshta përmes të cilave theksohet se zoti Rama e ka falenduar ministrin Cani “për angazhimin e profesionalizimin e tij ne kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati”.

2015-a ka qenë një vit i vështirë për financat e vendit, të cilat u përballën me një gropë të madhe në realizimin e të ardhurave. Në mesin e vitit të shkuar qeveria rishikoi në ulje planin, duke e motivuar këtë lëvizje me ndikimet e konjukturave në tregjet botërore. Por edhe gjysma e dytë e vitit, pavarësisht pritjeve të reduktuara, rezultoi në rënie po të thellë të të ardhurave.

Në vend të zotit Cani kryeminisri ka emëruar ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, ndërsa në karriken e këtij të fundit do të ulet zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës. Përmes një deklarate, kryetari demokrat Lulzim Basha i cilëson ndryshimet e sotme si “arnime korruptive” që sipas tij “pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie” nënvizon zoti Basha.

Ndërsa për deputetin socialist Ben Blushi, një kritik i fortë i kryeministrit Rama, nuk kanë rëndësi emrat, por ndryshimi i mënyrës së qeverisjes: “Besoj që ndryshimi i sotëm ishte i vonuar. Por c’ka duhet të ndodhi është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Ka nevojë për një mënyrë qeverisjeje tjetër e cila në radhë të parë është aleate me të varfërit, me shtresën e mesme dhe në radhë të parë është aleate me interesin publik. Të treja këto cilësi kjo qeveri i ka humbur me kalimin e kohës dhe nuk është kjo arsyeja për të cilën u votua në vitin 2013”.

Kryeministri Rama, i ka mbrojtur gjithnjë hapur ministrat e vet, edhe kur nga aleati i tij, pati zëra të përsëritur për nevojën e impulseve të reja qeverisëse. Dhe sot deputetja e LSI-së Silva Çaka nuk harroi ta kujtojë një gjë të tillë: “Mesa duket paska patur nevojë për impulse të reja”.

Pasdite, përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama theksoi se “misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshem i biznesit të ndershëm”

XS
SM
MD
LG