Lidhje

Vazhdojnë prurjet e migrantëve në Greqi


Qindra migrantë, kryesisht sirianë, që po braktisin luftën pesë vjeçare në vendin e tyre, vazhdojnë të mbërrijnë në Greqi pavarësisht marrëveshjes ndërkombëtare për t’i rikthyer emigrantët në Turqi.

Dëshmitarët thonë se afro 900 refugjatë, sirianë, irakianë dhe afganë, mbërriten në katër ishuj të Egjeut të dielën natën. Autoritetet thanë se dy burra sirianë u gjetën të vdekur në një anije ndërsa dy vajza u mbytën në ujërat mes Turqisë dhe ishullit grek të Rodos. Gjysëmhëna e kuqe njoftoi për nëntë viktima të tjera pranë brigjeve të Libisë.

Sipas marrëveshjes së Bashkimit Evropian të arritur të premten me qeverinë e Ankarasë, të gjithë migrantët, përfshi ata sirianë që arrijnë nga Turqia në Greqi pas 20 marsit do të kthehen sapo të kalojnë përmes procesit të regjistrimit dhe kërkesave për azil. Ndërsa migrantët që kanë mbërritur në territorin grek para mëngjesit të së dielës do të trjatohen në bazë të rregullave të vjetra, sipas të cilave për çdo emigrant të kthyer në Turqi, një emigrant sirian do të stabilizohet në një shtet evropian.

Marrëveshja i kërkon Turqisë, e cila ka strehuar më shumë se 2,5 milionë refugjatë sirianë, që të shtojë përpjekjet për të frenuar migrimin ilegal. Marrëveshja gjithashtu premton 6.6 miliardë dollarë ndihma evropiane për të përballuar krizën egzistuese brenda Turqisë.

Por, zyrtarët vazhdojnë të paralajmërojnë se procedurat e rikthimit nuk do të hyjnë në fuqi deri me 4 prill dhe varen në vendet e bllokut për furnizimin me afro 4 mijë punonjës, përfshi gjykatës, përkthyes dhe roje, për të menaxhuar prentendimet e migrantëve.

XS
SM
MD
LG