Lidhje

Fushatë kundër kultivimit ilegal të marijuanës në jug të Shqipërisë

Drejtuesit e lartë të policisë pranuan sot në Gjirokastër se zonat me terren të thyer malor në jug të Shqipërisë dhe sidomos në Tepelenë kanë një tendencë më të madhe për kultivimin e marijuanës.

Pas një takimi me administratorët vendorë të disa bashkive në jug të Shqipërisë Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi, tha për gazetarët se zonat më problematike për kultivmin e marijuanës janë zonat ku ka terren më të thyer.

“Në këto dy zona tendencat për kultivimin e marijuanës kanë qenë dhe më parë”, deklaroi zoti Kalemi.

Ai deklaroi se aktualisht faza e ndërgjegjësimt të komuniteteve vendorë për të mos kultivuar marijuanë po shkon drejt përmbylljes.

“Nuk kemi konstatuar , tha ai , vatra me narkotikë, përveç tre rasteve në Vlorë që kanë qenë në sera dhe mjedise të mbyllura”.

Zoti Kalemi tha se policia po siguronte informacione për personat e veçantë që kërkojnë të përfshihen në këtë akvitet dhe po i mban ata në mbikqyrje.

I pyetur nga gazetarët mbi përfshirjen e policëve në bashkëpunim me kultivuesit e marijuanës, zoti Kalemi tha se çdo qytetar është i lutur që çdo marëdhënie korruptive ta denoncojë në prokurori.

Shqetësimi këtë vit mes banorëve është rritur për përhapjen e kultivimit të marijuanës. Aktuallisht ky proces është në fazën e mbjelljes së bimëve të vogla në formë “kubikësh” të cilat më pas mbillen në terrene të thyera.

Në disa zona në Shqipëri banorët kanë dhënë sinjale se grupe kriminale përgatisin vatra për këtë qëllim duke bërë shpyllëzime, por nuk janë dhënë hollësi për hetimet.

XS
SM
MD
LG