Lidhje

Zgjedhjet në Maqedoni


Vonesa ne procesin zgjedhor ne Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Vonesa proceduriale në dorëzimin e emrave të kandidatëve për këshillat zgjedhore

Vonesa ne procesin zgjedhor ne Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00
Të enjten në mesnatë ishte afati i fundit për dorëzimin e propozimeve me emrat e kandidatëve për këshillat zgjedhorë lidhur me zgjedhjet e planifikuara për më 5 qershor në Maqedoni; Por këtë e ka bërë vetëm partia qeveritare VMRO-DPMNE dhe jo tri partitë tjera më të mëdha. Kjo situatë pritet edhe një herë të shtyjë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, opozita maqedonase ka qëndrim të prerë, se pa reformat e nevojshme nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e caktuar për më 5 qershor ka mbetur pezull, me që tre nga katër partitë kryesore, nënshkruese të marrëveshjes, e cila parasheh zgjedhjet e parakohshme, nuk kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për në Këshillat zgjedhorë. Këtë e ka bërë vetëm VMRO-DPMNE, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim edhepse ditëve të fundit nuk kishte një qëndrim të prerë mbi 5 qershorin, me mosparaqitjen e propozimeve për në Këshillat zgedhorë, lë të kupohet se data e planifikuar e zgjedhjeve do të dështojë. BDI-ja megjithatë nuk komenton vendimin, por zyrtarë të saj shprehen se data e zgjedhjeve duhet të mbështetet me konsensus nga të gjitha partitë kryesore në vend. BDI, ndërkohë bën të ditur se po zhvillohen bisedime me përfaqësuesit e partive për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.
LSD opozitare mbetet e palëkundur lidhur me qëndimin për bojkotin e zgedhjeve të planifikuara nëse nuk plotësohen kushtet dhe se nuk mbështetë asnjë datë tjetër pa reformat e duhura. Këto reforma parashikojnë mes tjerash, pastrimin e plotë të listës zgjedhore dhe lirinë e medias, përkatësisht tërheqjen e kontrollit qeveritar ndaj tyre.
Opozita maqedonase lidhur me spekulimet që janë dëgjuar se Nikolla Gruevski mund të ndërrojë mendje për datën e zgjedhjeve nëse nuk preket vendimi i presidentit Ivanov për faljen, bën të ditur se një opsion i tillë nuk vjen parasysh.
Partia Demokratike Shqiptare, e cila publikisht nuk ka shpalsur qëndrimet e saj, duket se është në një vijë me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar lidhur me standardet e zgjedhjeve në Maqedoni
Diplomatët perëndimorë kanë lënë të kuptohet se po vazhdojnë komunikimin me drejtuesit e partive, por pa dhënë ndonjë hollësi se për çka bëhet fjalë konkretisht.
Sipas afateve të KSHZ partitë duhet t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë më së voni deri më 11 maj, ndërsa fushata të fillojë më 16 maj dhe të zgjasë deri më 3 qershor.
XS
SM
MD
LG