Lidhje

Brazili pas pezullimit të presidentes


Brazil's interim President Michel Temer
Brazil's interim President Michel Temer

Presidenti i përkohshëm i Brazilit, Michel Temer fillon sot detyrën e tij të re, me zotimin se do ta fusë vendin përsëri në rrugën e duhur, pas pezullimit dje nga detyra të Presidentes Dilma Rouseff, nën akuzat për shkeljen e ligjeve buxhetore. Pas një debati gati 22 orësh, senatorët brazilianë votuan për pezullimin e presidentes, duke i hapur rrugën një gjykimi ndaj saj, për siç thuhet, përdorimin e parave të huazuara nga bankat shtetërore për të mbuluar deficitet buxhetore dhe për të paguar për programet sociale. Por zonja Roussef dje i mohoi përsëri akuzat dhe u zotua se do të luftojë kundër kësaj “padrejtësie” me mjete ligjore.

Përkrahësit e zonjës Rouseff dolën në protestë, disa orë pas pezullimit të saj.

"Ky është një grusht shteti. Kapitalizimit të sotëm nuk i nevojiten armë, ose ushtarë. Mjafton një sistem gjyqësor jo-demokratik. Kjo është arsyeja përse ndodhi kjo që ndodhi,”- tha një përkrahës.

Presidenti i përkohshëm Temer, ish aleat i zonjës Rouseff, i kthyer më pas në armik të saj, bëri betimin e kabintetit të tij. Detyrat kryesore për ekipin e tij janë masat ndaj recesionit të thellë dhe reformimi i sistemit të pensioneve.

"Kryesorja që kërkoj nga populli brazilian është besimi. Besimi në vlerat e popullit tone, në forcën e demokracisë sonë. Besim për përmirësimin e ekonomisë.”- tha Presidenti i përkohshëm brazilian.

Qeverisë së re të zotit Temer do t’I duhet të përballojë kritikat e vendeve rajonale për procesin politik që e solli atë në pushtet.

"Venezuela i hedh poshtë mashtrimet, që janë kurdisur kundër kësaj gruaje të madhe braziliane, kësaj udhëheqëseje të madhe latinoamerikane, presidentes Dilma Rousseff."

Temer gjithashtu duhet të merrt me çështjen e virusit të Zikës, një problem i madh për Brazilin, ndërsa Rio de Zhaneiro përpiqet të pastrojë hapësirat ujore dhe ta ndreqë qytetin në kohë për organzimin e Lojërave Olimpike në verë.

Është e paqartë, në se zonja Rouseff do të ketë rol kur të fillojnë në gusht lojërat olimpike, ndërsa tani ajo pret të shohë në se procesi gjyqësor ndaj saj do ta nxirrte atë përgjithmonë jashtë karrierës politike.

XS
SM
MD
LG