Lidhje

Fushata e zgjedhjeve presidenciale në Mein


Ndërsa Donald Trump dhe Hillary Clinton grumbullojnë mijëra vetë në mitingjet e fushatës, në komunitetet e vogla në mbarë Amerikën, kandidatët janë duke gjetur mënyra më personale për të arritur deri te votuesit.

Një qytet i vogël në Mein…..një rrugë e largët nga politikat e nxehta të Uashingtonit. Por puna e vërtetë për zgjedhjet 2016 ndodh këtu….ku senatori më i ri i një shteti amerikan duhet të punojë shumë në një zonë me votues të moshuar.

"Si i ri që jam, njerëzit fillimisht janë më shumë skeptik dhe duhet të provoj veten" thotë Senatori Eric Brakey.

Brakey ka një armatë fqinjësh që e ndihmojnë me slogane dhe postime – por është puna e tij që impresionon votuesit.

“Një nga gjërat më të mira në Maine është se lagjet janë shumë të vogla për nga popullata. Mund të shkosh të trokasësh në çdo derë dhe të takohesh me votuesit” thotë ai.

Ky është plani për mësuesin në pension Roger Fuller, ndërsa garon për herë të parë për një post politik:

Më pëlqen të vizitoj çdo shtëpi pavarësisht se kujt partie i përkasin.”

Në këtë pasdite të nxehtë, me vetëm tetë javë nga dita e zgjedhjeve, ai ka vizituar rreth 6 mijë nga 8 mijë shtëpitë në lagjen e tij.

“Mein është ndryshe nga vendet e tjera, është vend rural. Mund të ketë distanca të largëta mes shtëpive, por megjithatë të shkosh në çdo shtëpi, të takohesh me njerëzit, të shohësh si jetojnë, t’i dëgjosh cfarë thonë – ia vlen.”

Dhe ky angazhim nuk ndalon për një kandidat që kërkon të shkojë deri në Uashington DC. …..

"Një nga gjërat më të mira të politikës amerikane është se duhet vërtet t’i njohësh njerëzit, të dëgjosh historitë e tyre dhe nga vijnë" thotë Emily Cain, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve.

Cain ka bërë fushatë duke mjelë lopët, duke dhënë çmime në panair dhe tani po ha drekë në një nga komunitetet franko-amerikane të këtij shteti.

“Këto aktivitete nuk kanë të bëjnë me fjalime nga ana ime – këtu unë dëgjoj, ju përgjigjem pyetjeve nga njerëzit dhe mundohem të kuptoj se cfarë është e rëndësishme për ta, në mënyrë që kur të shkoj në Kongres, të jem në gjendje të tregoj historinë e tyre dhe atë që është e rëndësishme në Mein” thotë ajo.

Në këto komunitete të vogla, është vërtet e mundur të lidhesh me çdo votues – dhe kjo mund të bëjë ndryshimin ditën e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG