Lidhje

Duterte, analogji mes vetes dhe Hitlerit


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka bërë një analogji mes vetes dhe Adolf Hitlerit, kur u shpreh sot se me kënaqësi do të vriste 3 milionë përdorues dhe trafikantë droge si një mënyrë për ta zgjidhur problemin e drogës.

Zoti Duterte, i cili i ka kërkuar Senatit të zgjasë mandatin e luftës së tij kundër drogës, ka thënë më parë se hetimet mbi shkeljet e të drejtave të njeriut nuk do ta ndalin në fushatën e tij kundër të droguarve. “Hitleri masakroi 3 milionë hebrenj. Ne kemi tre milionë të droguar. Me shumë kënaqësi do t’i masakroja,” tha zoti Duterte në qytetin Davao, pas një vizite zyrtare në Vjetnam.

Ai tha se kritikët e tij e quajnë kushëri të Hitlerit. Ai shtoi se nëse Gjermania kishte Hitlerin, Filipinet kanë Duterten.

XS
SM
MD
LG