Lidhje

Google prezanton telefonin inteligjent Pixel


Sabrina Ellis, Google director of product management, talks about the new Google Pixel phone during a product event in San Francisco, California, Oct. 4, 2016.
Sabrina Ellis, Google director of product management, talks about the new Google Pixel phone during a product event in San Francisco, California, Oct. 4, 2016.

Gjigandi Google ka ndërmarrë një hap tjetër drejt integrimit në tregun 400 miliardë dollarësh të telefonave inteligjentë. Firma teknologjike shpalosi linjën e re të telefonave inteligjentë të quajtur Pixel, gjatë një prezantimi të martën në San Françisko.

Ndërsa programi Android nga Google është sistemi operues i miliona telefonave inteligjentë në mbarë botën, gjigandi i internetit prezantoi linjën e re të telefonave Pixel. Rick Osterloh është zëvendës president i firmës për pjesët teknologjike

“Në telefonin Pixel kemi ndërthurur kërkesat e përdoruesve me teknologjinë. Gjithçka është e thjeshtëzuar për përdorim, për çfarë njihet edhe Google. Pamja dhe ndjesia që të ofron janë të kënaqëshme.”

Përveç një kamera të teknologjisë së lartë dhe baterisë së fuqishme, telefoni i ri Pixel do të ketë edhe një program të ri dixhital që synon të ndihmojë përdoruesin të quajtur “Google Assistant”.

Sipas drejtorit ekzekutiv Sundar Pichai, programi është i bazuar tek teknologjia e inteligjencës artificiale, për të krijuar një sistem personal për çdo përdorues.

Kompania thotë se telefonat e modelit Pixel do të funksionojnë me programin Android, por një variant më të shpejtë të tij, që gjendet në shumë telefona inteligjent, përfshi modelin Galaxy 7 të Samsung-ut.

Ky nuk është hapi i parë i Google në tregun e telefonave inteligjentë. Në të shkuarën, kompania ka tregëtuar telefonë dhe tabletë nën markën Nexus. Pixel pritet të shitet për 646 dollarë, që është thuajse i njëjtë me konkurentët Iphone dhe Galaxy.

XS
SM
MD
LG